Gazetari Enton Abilekaj tha në studion e Endri Xhafos në Abc News se lufta e Metës me maxhorancën është parimore, por se nuk di të thotë nëse qëllimi i vërtetë i Presidentit ishte vërtetë mbrojta e Kushtetutës apo gjetja e një kauze kundër qeverisë.
“Kam vënë re se interesi publik gjatë kohëve të fundit ka qenë koronavirusi dhe Konferenca e Donatorëve, por presidenti arriti të tërheqë vëmendjen duke dalë vetë disa herë përmes konferencave për shtyp.
Nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë qendrim të ri në lidhje me Grushtin e Shtetit që pretendohet. E vetmja gjë e re është botimi në Fletoren Zyrtare të vendimit të emërimit të Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese”, tha Abilekaj.
“Presidenti nuk është njëri që ka dalë sot në Presidencë dhe po tregon se çfarë kanë bërë të tjerët. Ai është bashkautor i kësaj që po ndodh në Shqipëri.
Vendosi të bënte konsensusin për Reformën në Drejtësi. Wshtë bashkëfajtor në këtë proces që ai po konteston. Vetë Meta, si figurë e konsumuar gjatë këtyre viteve nuk është se frymëzon për të bërë ndryshime të mëdha”, vijoi ai.
Endri Xhafo e pyeti gazetarin në lidhje me sondazhin e zhvilluar nga abcneës.al, në të cilin 65% e 9 800 opersonave që morën pjesë theksuan se nuk do të marrin pjesë.
Abilekaj theksoi se rezultatet e sondazhit janë shumë pranë të vërtetës dhe qendrimit të publikut ndaj kësaj nisme.
I pyetur nga Xhafo se pse PD nuk është se po e mbështet me entuziazëm lëvizjen e Metes, Abilekaj tha se kjo është e kuptueshme pasi kemi të bëjmë me një lëvizje tjetër opozitare që rivalizon demokratët.
“PD nuk e sheh me shumë qejf këtë lëvizje të udhëhqesur nga Meta që ta mbështesë me militantët e saj. Kemi të bëjmë me një lëvizje të re opozitare, jo për zgjedhjet e lira, por për Kushtetutën. Drejtohet nga një ish-lider i LSI dhe konkurrent potencial. Duhet që një parti e madhe opozitare të mbështese një parti më të vogël. Ky investim nuk i intereson PD-së. Madje PD ,sapo është ulur me maxhorancën për Reformën Zgjedhore. Kjo del jashtë interesit dhe agjendës së PD”, u shpreh gazetari. /abcnews.al