Të pasura me kolagjen, ushqimet që duhet të konsumoni për një rini të përjetshme

schedule12:04 - 28 Korrik, 2020

schedule 12:04 - 28 Korrik, 2020

Sekreti për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme qëndron dhe tek ushqimi. Lëkura ka nevojë për proteina, të cilat përmbajnë aminoacidet që trupi ka nevojë në mënyrë që të prodhojë kolagjen, proteinë që e forcon dhe ushqen lëkurën.

Nëse niveli i kolagjenit që prodhon trupi është në nivele të ulta, aq më shumë mundësi ka që të shfaqen rrudhat. “Agroweb” ka renditur disa ushqime më të pasura me kolagjen dhe që e ndihmojnë trupin ta riprodhojë sa më shumë këtë proteinë për një kohë sa më të gjatë.

Lëngu i kockave: Ndihmon trupin tuaj të riprodhojë sa më shumë kolagjen, pasi kockat janë të pasura më kalcium, magnez, fosfor, kolagjen dhe aminoacide të cilat janë të mrekullueshme për trupin.

Mishi i pulës: Ky lloj mishi është i pasur me shumë kolagjen. Është një nga trajtimet më të mira dhe natyrale që mund t’i dhuroni fytyrës tuaj për të qëndruar gjithmonë e freskët.

Të bardhat e vezëve: Janë të pasura me prolinë, një aminoacid ndihmon prodhimin e mirë të kolagjenit në trup për një kohë të gjatë.

Agrumet: Janë të pasura me vitaminë C, e cila luan një rol kryesor në prodhimin e kolagjenit, ndaj është e rëndësishme të shtoni në dietën tuaj sa më shumë limonë apo portokalle.

Hudhra: Funksionon si antibiotik, pasi është e pasur me sulfur që parandalon shkatërrimin e kolagjenit. Nuk është e nevojshme të konsumoni një sasi të madhe, mjafton ta bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme edhe në sasi të vogla.

Domatet: Një tjetër burim i mirë i vitaminës C janë edhe domatet e freskëta. Një domate mesatare në përbërjen e saj ka rreth 30% kolagjen, ndaj rekomandohet të konsumoni dy të tilla në ditë për të marrë një dozë të madhe të proteinës së rinisë.

Perimet jeshile: Spinaqi, lakra apo sallate jeshile janë përmbajnë antioksidantë siç është klorofili, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup në sasi të mëdha me kalimin e moshës. /abcnews.al/