Të pastrehët në Afganistan u japin drogë qenve për t’i mbajtur ngrohtë gjatë dimrit

schedule08:58 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 08:58 - 6 Dhjetor, 2021

Qytetarët vazhdojnë të jenë të prekur nga pasojat e krizës politike dhe sociale në Afganistan pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Skenat e varfërisë kanë ringjallur shqetësim global, ndërsa respekti për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut duket se mungon.

Burrat konsumojnë opiate mes mureve që shpërthejnë në Kabulin jugperëndimor. Përdorimi i opiateve në Afganistan nuk është i pazakontë, megjithëse talebanët janë zotuar të trajtojnë problemin e trafikut të “drogës” në rajon. Përdoruesi kronik i saj Ahmad, i cili ka kryer një sërë grabitjesh teksa grumbullonte shishe për riciklim, tha se i ka dhënë qenve opiatë.

Në pamje të parë, dhënia e kësaj “droge” qenit duket krejtësisht e pakuptimtë.  Ai tha se personat e pastrehë u japin opiatë qenve që ata të bëhen të varur prej tyre dhe të jenë vazhdimisht pranë tyre, për tu ngrohur në netët e ftohta.

/abcnews.al