Të paktën tetë emigrantë të mbytur në ishullin grek të Samos

schedule19:09 - 25 Nëntor, 2024

schedule 19:09 - 25 Nëntor, 2024

Roja bregdetare e Greqisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve – gjashtë të mitur dhe dy gra – të cilët u mbytën në ishullin Samos në Detin Egje, kanë njoftuar autoritetet.

Policia greke gjeti 36 persona të tjerë të gjallë në pjesën veriore të Samos, ndërsa tre kishin mbetur të bllokuar në një zonë shkëmbore në ishull dhe u shpëtuan nga oficerët e Rojës bregdetare.

Aeroplanët dhe anijet ndihmuan në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Sipas një zyrtari të Rojes bregdetare, autoritetet u alarmuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësojnë se rreth 50 persona ishin në bordin e anijes që i solli nga Samos, shkruan Reuters.

Greqia ka qenë prej kohësh një portë e favorizuar në Evropë për migrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Më shumë se një milion kaluan nga Turqia në ishujt lindorë të Greqisë në vitet 2015-2016.