Të paktën një person është vrarë në sulmin rus në Kiev dhe 26 të tjerë u plagosën. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, më herët njoftoi se 23 persona u plagosën, përfshirë një vajzë 10-vjeçare.
Shërbimi Shtetëror për Situata Emergjente njoftoi gjithashtu se, pas sulmit, 39 persona të tjerë morën ndihmë.
Nga ana tjetër forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës njoftuan se neutralizuan 478 automjete sulmi ajror, përfshirë dy raketa kruiz “Iskander-K”.