Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të paktën 70 të vdekur nga kolera në një javë në Sudan

schedule14:57 - 28 Shkurt, 2025

schedule 14:57 - 28 Shkurt, 2025

Të paktën 70 njerëz vdiqën nga kolera dhe më shumë se 2,200 raste u regjistruan në Sudanin e Jugut javën e kaluar, njoftoi organizata ndërkombëtare humanitare Save the Children, duke cituar të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e vendit afrikan.

Shpërthimi i rasteve të kolerës pason një sulm me dron në stacionin qendror të energjisë Umm Dabakar, 275 kilometra në jug të kryeqytetit Khartoum, i cili ndërpreu aksesin në ujin e pijshëm në qytetin Kosti në shtetin e Nilit të Bardhë.

Sistemi shëndetësor sudanez është paralizuar nga lufta civile që shpërtheu në prill 2023, e cila ka marrë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve dhe ka detyruar më shumë se 12 milionë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.



Organizata Save the Children raportoi 2,243 raste të kolerës, rreth 400 raste në ditë, në qytetin e Kostit dhe të paktën 70 vdekje të konfirmuara nga sëmundja midis 20 dhe 26 shkurtit.

Sipas përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë të martën, më shumë se 55,000 raste të kolerës dhe 1,400 vdekje që i atribuohen sëmundjes janë regjistruar në Sudan që nga gushti 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!