Të paktën 7 të vdekur në Brazil pasi një pjesë shkëmbi bie mbi një varkë

schedule05:35 - 9 Janar, 2022

schedule 05:35 - 9 Janar, 2022

Të paktën 7 njerëz kanë vdekur pasi një pjesë shkëmbi ra mbi varkat e kohës së lirë në një liqen në Brazil. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 janë të plagosur pas aksidentit të ndodhur në zonën juglindore të vendit. Video që qarkullon online tregon një pjesë të shkëmbit që shkëputet dhe shikuesit që përpiqen të paralajmërojnë varkat që janë poshtë.

Të paktën një nga varkat është fundosur, ndërsa të tjerat arritën të shpëtonin raporton “BBC”. Ngjarja ndodhi në orën 11:00 me orën lokale në shtetin e Minas Gerais, ku kishte rënë shi prej disa ditësh dhe i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjeve sipas një deklarate të zjarrfikësve për gazetarët. Toger Pedro Aihara i tha gazetarëve që tre anije u goditën nga një shkëmb që ra dhe që 32 persona ishin plagosur dhe 9 të tjerë ishin në spital.

Zhytësit dhe helikopterët po kontrollojnë ujin për më shumë të mbijetuar. Në fillim më shumë se 20 njerëz u shpallën të zhdukur, por toger Aihara tha se shumica u llogaritën pas kontrollit të listave të spitalit. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!