Të paktën 60 të vrarë e 140 të plagosur nga sulmet kamikaze në Kabul, mes viktimave 12 ushtarë amerikanë

schedule21:08 - 26 Gusht, 2021

schedule 21:08 - 26 Gusht, 2021

Të paktën 60 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve kamikaze në Afganistan. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetit Publik në Afganistan.

Ndërsa, sipas AP mes viktimave janë edhe 12 ushtarë amerikanë, më konkretisht 11 marinsa dhe një mjek ushtarak. Si pasojë e shpërthimeve mbetën po ashtu të plagosur të paktën 140 persona.

Më herët gjatë të enjtes ndodhën dy shpërthime në aeroportin e Kabulit. Sipas SHBA ky ishte një sulm i koordinuar i ISIS, por ende janë duke u bërë verifikime.  Mediat raportojnë edhe për një shpërthim të tretë, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar kurse numri i viktimave pritet të rritet. sb/abcnews.al/