Të paktën 5 të vdekur nga përmbytjet në Kazakistan

schedule14:43 - 18 Prill, 2024

schedule 14:43 - 18 Prill, 2024

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Kazakistan, ndërsa janë duke vazhduar kërkimet për 2 të zhdukur.

Duke folur për gazetarët pas një seance të Senatit, zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme Marat Kocayev tha se 4 persona kanë humbur jetën në rajonin Atrau për shkak të përmbytjeve në vend, kurse një fëmijë ka vdekur pasi është rrëmbyer nga rrjedha në rajonin e Turkestanit.

Ai tha se në provincën Abay po vazhdojnë kërkimet për 2 persona, duke shtuar se tashmë është ngritur çështje penale në lidhje me incidentet dhe ka nisur hetim nga forcat e policisë.

Vendi po vazhdon të luftojë me përmbytjet që po ndodhin si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës pas një dimri me reshje të dendura, duke shkaktuar vërshime në lumenj. Sipas të dhënave aktuale të Ministrisë së Emergjencave, gjendja e jashtëzakonshme vijon “në shkallë lokale” në 38 vendbanime në 8 rajone për shkak të përmbytjeve.

Ndërsa numri i të shpëtuarve nga zonat e përmbytjeve deri më tani ka shkuar në 117.694, 18.651 prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre. 6.887 nga të evakuuarit janë duke qëndruar në qendrat e akomodimit të përkohshëm.

5.718 shtëpi janë përmbytur në rajonet Akmola, Aktobe, Atrau, Kostanay dhe Kazakistani Verior. Për të luftuar përmbytjet në vend janë mobilizuar 44.156 efektivë, përfshirë edhe ushtarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!