Të paktën 37,598 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori

schedule14:21 - 23 Qershor, 2024

schedule 14:21 - 23 Qershor, 2024

Të paktën 37.598 palestinezë janë vrarë dhe 86.032 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, njoftoi këtë të diel Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze.

Gjithsej 47 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit, tha ministria në një deklaratë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!