Të paktën 2 viktima nga përmbytjet në Spanjë

schedule12:30 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 12:30 - 14 Dhjetor, 2021

Veriu i Spanjës është nën ujë si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës. Të paktën dy persona kanë humbur jetën sipas autoriteteve spanjolle, për shkak të përmbytjeve rekord si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati.

Rajonet e Navarës dhe Aragonës janë në gjendje alarmi. Në Novilas, fshat me 520 banorë pranë kufi me tre rajonet, autoritetet kanë evakuuar 55 persona për shkak të përmbytjeve, ndërkohë që niveli i fryrjes së lumit ka shkuar deri në 8.5 metra, duke thyer rekordin e gjashtë viteve më parë.

Kryeqyteti i rajonit të Aragonës ka marrë masat për përmbytjet që mund të prekin 680 mijë banorë gjatë së martës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe shkak për këto përmbytje janë sasia e madhe reshjeve të shiut brenda 24 orësh si dhe shkrirja e dëborës në veri të Spanjës.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke zhbllokuar fondet për ndihma në zonat e përmbytura. Ai u shpreh se shkak për këtë situatë janë dhe ndryshimet klimatike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!