Të paktën 150,000 zemra të vizatuara me dorë për viktimat e Covid-19 në Britaninë e Madhe

schedule19:11 - 29 Mars, 2021

schedule 19:11 - 29 Mars, 2021

Një grup i shoqërisë civile ka si qëllim që të vizatojë me dorë gati 150,000 zemra në një mur përballë parlamentit të Britanisë, si një memorial për viktimat e COVID-19.

Murali pritet të shtrihet qindra metra përgjatë bregut jugor të lumit Thames jashtë spitalit Shën Thomas, ku kryeministri Boris Johnson u shtrua dhe përfundoi në kujdesin intensiv pasi u infektua me koronavirus vitin e kaluar.

Fushata është organizuar nga grupi “Covid-19 Bereaved Families For Justice UK” të cilët kanë bërë thirrje për një hetim publik mbi mënyrën sesi qeveria e ka trajtuar pandeminë.

“Çdo zemër është pikturuar individualisht me dorë (dhe) krejtësisht unike, ashtu si të dashurit që kemi humbur”, tha Matt Fowler, bashkëthemelues i grupit.

“Ashtu si shkalla e humbjes sonë kolektive, ky memorial do të jetë i madh”.

Qeveria e Britanisë ka premtuar të ndërtojë një memorial të përhershëm sapo të mbarojë pandemia. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!