Të paktën 13 të vrarë në sulmet kundër kurdërve në Irak

schedule08:24 - 29 Shtator, 2022

schedule 08:24 - 29 Shtator, 2022

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe gati 16 të tjerë janë plagosur, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet iraniane të së mërkurës në Kurdistan kundër grupeve të armatosura opozitare kurde, të cilat kanë dënoncuar shtypjen e protestave në Republikën Islamike.

Qeveria federale irakiane dhe autoritetet në provincën autonome të Kurdistanit në Irakun verior dënuan sulmet, të cilat u kryen me raketa.

Bombardimet, për të cilat Teherani mori përgjegjësinë, shkaktuan viktima, mes tyre një grua shtatzënë dhe lanë 58 të plagosur, kryesisht civilë, përfshirë fëmijë nën 10 vjeç,” tha  agjencia anti-terroriste e Kurdistanit të Irakut.

Tre gazetarë nga një stacion televiziv kurd irakian u plagosën gjithashtu.

/abcnews.al