Të pakënaqur nga dëmshpërblimi pas tërmetit, banorë të Floqit në protestë

schedule13:15 - 30 Shtator, 2019

schedule 13:15 - 30 Shtator, 2019

Vlerësimi i dëmeve nga tërmeti i Qershorit ka lënë të pakënaqura një pjesë të familjeve të Floqit. Banorët kanë protestuar duke kundërshtuar vlerën e dëmshpërblimit,të cilën e konsiderojnë të pamjaftueshme, për të kryer riparimin e plotë të shtëpive.

Janë më tepër se dhjetë familje,që nuk pranojnë riparim të pjesshëm të dëmeve për shtëpitë që tërmeti i rrënoi plotësisht. Disa prej tyre nuk kanë lejuar firmat e ndërtimit të vijojnë punimet,në pritje të një vlerësimi real të dëmeve që la pas tërmeti.

Vlerësimi i dëmeve në Floq është proces i përfunduar thanë për Abc News burime nga Emergjencat Civile,ndërsa shtuan se deri tani janë rindërtuar nga themeli  pesë banesa dhe janë duke u restauruar edhe 15 të tjera./ABc News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!