Të njohurat dhe të panjohurat rreth “Covid-it të zgjatur”

schedule15:47 - 28 Prill, 2022

schedule 15:47 - 28 Prill, 2022

The Economist

Më shumë se dy vite që nga fillimi i pandemisë Covid-19, shkencëtarët kanë mësuar shumë për mënyrën se si virusi SARS-CoV-2 ndikon në organizmin tonë. Por ende nuk ka shumë të dhëna në lidhje me simptomat dhe komplikimet e njohura si “covid i zgjatur”.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e ka përkufizuar Covid-in e zgjatur si vazhdimin e simptomave për të paktën katër javë pas infektimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se fenomeni i tillë ndodh  zakonisht tre muaj pas infektimit me virus dhe zgjat të paktën dy muaj.

Lodhja, gulçimi dhe mungesa e përqëndrimit janë simptomat më të zakonshme.

Çfarë është Covid i zgjatur?

Prevalenca e Covid-it të zgjatur është e vështirë të llogaritet. CDC beson se një në dhjetë amerikanë do të vuajnë nga simptomat e covidit të zgjatur, më shumë se një muaj pas infektimit. Zyra britanike për Statistikat Kombëtare (ONS) vlerëson se 1.7 milion njerëz, ose 2.7% e popullsisë, vuanin nga covidi i zgjatur që nga 5 marsi, raporton abcnews.al.

Prej tyre, 1.1 milion vazhduan aktivitetet e përditshme, ndërsa pjesa më e madhe raportuan simptoma si lodhje, 1/3 gulçim dhe pothuajse një e katërta raportuan dhimbje muskulore. Këto ishin simptomat më të shpeshta të gratë e moshës 35 deri në 49 vjeç dhe te njerëzit që jetonin në zona të varfra.

Gjithashtu edhe personat që punonin në qendrat sociale, arsimore apo të kujdesit shëndetësor kishin gjithashtu më shumë gjasa të vuanin nga covidi i zgjatur. Por lodhja dhe dhimbja e muskujve mund të shkaktohen nga një sërë kushtesh të tjera.

Sipas një studimi të ONS, 5% e të infektuarve me Covid kishin të paktën një nga 12 simptomat e zakonshme 12 deri në 16 javë pas infektimit; 3.4% e një grupi që nuk ishte infektuar gjithashtu raportoi një nga këto simptoma.

Covid i zgjatur mund të përfshijë një sërë sindromash të ndryshme. Covid mund të shkaktojë dëme të përhershme në mushkëri dhe zemër. Në disa raste mund  të kemi të bëjmë me “sindromën e kujdesit post-intenziv”, e cila mund të prekë këdo që kalon shumë kohë në një njësi të kujdesit intensiv, raporton abcnews.al.

Të sëmurët kanë imunitet të dobët, dëme në mushkëri dhe probleme me kujtesën dhe përqëndrimin. Ata mund të vuajnë gjithashtu edhe nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Së fundmi, disa pacientë mund të vuajnë nga një infeksion që sistemi ynë nuk e ka “zhdukur”.

Për shkak se shumë njerëz janë infektuar me Covid, nëse edhe një përqindje e vogël vuan nga probleme të vazhdueshme shëndetesore, kjo mund të pasojë një krizë të madhe shëndetësore. Disa e quajnë atë pandemi pas pandemisë.

Studieuesit janë duke kryer disa kërkime në lidhje me një ilaç të quajtur Paxlovid, i cili tashmë përdoret për të trajtuar vetë Covid-in, si dhe  antiviralë të tjerë. Gjithashtu ata po testojnë një hipotezë nëse virusi mund të dëmtojë aftësinë e qelizave njerëzore për të gjeneruar energji.

Disa kompani po kërkojnë zgjidhje për dhimbjet kronike, si problemet në mushkëri. Përveç ndihmës së personave që vuajnë prej kohësh nga Covid, këto studime mund të ndihmojnë edhe personat e tjerë që vuajnë nga infeksione të tjera virale, të cilat janë injoruar prej kohësh.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!