Milani pësoi një humbje të dhimbshme mbrëmjen e sotme, duke u mundur 3-0 nga Lazio. Pas ndeshjes aspak i lumtur nuk u shfaq Pioli, që gjithsesi nuk dorëzohet dhe shkund skuadrën, duke thënë se duhet të rikthehemi e të kualifikohen në Champions.
“Për fat të keq, goli i tretë është lloji i incidentit që po ndodh shumë kohët e fundit. Jemi të vendosur në mbrojtje dhe pësojmë. Duhet të bëjmë më mirë në mënyrë që ta përfundojmë sezonin tonë në renditjen e duhur, sepse nuk duam që të përfundojë me zhgënjim.
Lojtarët janë po aq të zhgënjyer sa unë sepse ishte një ndeshje e rëndësishme. Nuk ishte një paraqitje e tmerrshme, por duhet të bëjmë më mirë. Kjo e ndërlikon situatën, sepse ekipet e tjera po shtojnë shpejtësinë, por ne jemi akoma aty dhe duhet të kthehemi në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur.
Unë e di që ekipi im është inteligjent dhe përkundër moshës së ulët, gjithashtu me karakter. Besoj se skuadra do të japë më të mirën. Nuk ka mbetur shumë kohë, pikët peshojnë dyfish për momentin dhe ne kemi mundësinë të provojmë se edhe ne jemi një ekip i shkëlqyer.
Zlatan humbi shumë ndeshje këtë sezon, për fat të keq kështu ka qenë sezoni ynë. Do të shohim gjatë ditëve të ardhshme nëse ai është në dispozicion për ndeshjen me Beneventon. Siç ndodh shpesh në këto ndeshje, kundërshtarët tanë dolën më mirë në momentet vendimtare.
https://twitter.com/Sachk0/status/1386787221848526854
Ne kemi luajtur më mirë në pjesën e parë dhe kemi pasur mundësitë për të barazuar. Kam pritur më shumë nga skuadra, sepse ne kemi cilësi për të bërë më mirë, por pas golit të dytë u bë më e komplikuar.
Sinqerisht nuk e kuptoj se si kjo nuk u dha si faull ndaj Calhanoglu te goli i dytë. Ai shkoi ta shihte sërish, nga përsëritja është e pamundur të thuash Leiva nuk e godet Calhanoglu dhe e humbet topin plotësisht. Ne jemi një ekip i fortë dhe duhet të reagojmë shpejt, sepse kjo është një humbje e dhimbshme”, tha mes të tjerash Pioli. /abcnews.al