Mbrëmjen e së mërkurës, “blutë” e Napoli do të nisin “aventurën” e tyre në UEFA Champions League, ku në “Estadio Municipal de Braga” do të përballen me vendasit e Braga-s, në në përballje që pritet të jetë spektakolare.
Një ditë përpara kësaj sfide ka ardhur dhe një lajm i mirë për tekniku, Rudi Garcia, i cili ndryshe nga sfida e fundjavës, ku arriti të siguronte barazimin 2 me 2 ndaj Genoa-s, kësaj radhe në fushën e blertë do të ketë dhe kapitenin e “dardanëve” të Kosovës, Amir Rrahmani.
Ky i fundit nuk ishte në skuadër në sfidën e së shtunës dhe mungesa e tij shkaktoi jo pak probleme në mbrojtjen e “bluve”, të cilët pësuan 2 gola nga një ekip i sapongjitur në elitën e Italisë, nga Serie B. /i.m /abcnews.al