Spanja ka hapur hetime me bazë kriminale ndaj 37 shtëpive për të moshuar, pasi mendohet se viktimat janë lënë të vdesin nga koronavirusi, pa kujdesin e duhur nga stafi.
Prokurori Publik është duke hetuar 124 raste private, derisa po shqyrtohen rreth 200 çështje të tjera.
Sipas pretendimeve të tyre, ata nuk janë testuar për koronavirus, nuk iu është dhënë trajtimi i duhur shëndetësor:“Ata janë lënë të vdesin”, ka thënë e afërmja e një të moshuari, që nuk mundi t’i mbijetonte virusit.
Nëse konstatohet pakujdesia, kundër pronarëve, autoriteteve lokale dhe stafit mund të ngrihen akuza për vrasje ose neglizhencë penale.
Zyrtarët shëndetësore, kanë thënë se prokurori duhet t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat, përfshirë edhe mungesën e informacionit rreth koronavirusit që është një sëmundje e re dhe trajtimi për të është i panjohur.
Deri më tani, Spanja ka raportuar 20,002 viktima, ndërsa 190,859 janë të infektuar./abcnews.al