Të moshuarit kundër Astrazeneca, nuk besojnë në efektivitetin e saj

schedule15:11 - 1 Mars, 2021

schedule 15:11 - 1 Mars, 2021

Në Europë vijon fushata e vaksinimit, por në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe të moshuarit nuk e besojnë efikasitetin e vaksinës së Astrazeneca.

Për këtë arsye autoritetet bëjnë thirrje që kjo vaksinë t’u jepet të rinjve në mënyrë që të mos shkojë dëm.

Në një periferitë londineze,përqindja e njerëzve me ngjyrë që ka marrë vaksinën është 36 në krahasim me 70 për qind mes të bardhëve.

Mjekët shprehen se një nga arsyet kryesore është mungesa e besimit. Mes tyre ka dhe njerëz që kanë pasur probleme me vaksinat në të kaluarën, apo që thjesht nuk i besojnë kompanisë farmaceutike që e ka prodhuar.

Sipas ekspertëve duhet që infermierë dhe personel shëndetësor të dalin hapur dhe të dëshmojnë se e kanë bërë vaksinën dhe të shpjegojnë çdo efekt të mundshëm të saj

Në Gjermani vaksina AstraZeneca mbetet jo popullore për shkak të mungesës së besimit për sa i përket efikasitetit tek personat e moshuar. Tashmë shtete të ndryshme kërkojnë që dozat e papërdorura dhe që janë refuzuar nga ata mbi 65 vjeç, të përdoren tek të rinjtë.

Ndërkohë kryeministri cek, Andrej Babiš, ka thyer linjat udhëzuese të imponuara nga Brukseli, duke deklaruar se do të vazhdojë me vaksinën ruse Sputnik V. Pasi sipas tij mjafton miratimi nga ana e institutit për kontrollin e ilaçeve, në vendin e tij

Babis u shpreh se shumë njerëz i shkruajnë sepse duan vaksinën ruse, dhe meqenëse vaksinimi është vullnetar atëherë duhet përdorur.

Në Amsterdam policia ndërpreu protestën e fundit kundër kufizimeve antiCovid. Manifestuesit ishin mbledhur duke hedhur parulla të tipit: Ndaloni diktaturën e koronavirusit. Në muajin shkurt qytetet e vendeve të ulëta, përjetuan ditë revoltash si pasojë e vendosjes së orës policore.

Dhe në Budapest policia shpërndau mijëra manifestues që kishin zbritur në shesh, kundër masave për frenimin e infektimeve me Covid. Mes masave të tjera, në Hungari është dhe ajo e orës policore që është në fuqi që nga muaji nëntor i një viti më parë: vendi mbyllet në orën 20.00 deri në 05 të mëngjesit

Protestuesit shprehen se janë të lodhur nga lojërat politike dhe duan sërish jetën e tyre, pasi shteti nuk mund t’i detyrojë të bëjnë gjëra të pakuptimta. Ndryshojnë koordinatat gjeografike por jo thelbi: dhe në Francë përballë rritjes së numrit të infektimeve, janë marrë masa më të ashpra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!