Diogo Dalot iu bashkua Milanit në merkaton e verës në formë huazimi nga klubi i Manchester United. Ai është në huazim deri në fund të sezonit te kuqezinjtë, po me shumë mundësi koha e tij në Milano do të jetë më e gjatë.
Nga Italia raportojnë se Milani është i kënaqur nga paraqitjet e portugezit dhe dëshiron ta zgjasë edhe për sezonin e ardhshëm huazimin e tij. Nga ana tjetër Manchester United është dakord me këtë propozim.
Te “Djajtë e Kuq” nuk pritet të ketë vend për 21-vjeçarin sepse Solskjaer dëshiron të transferojë Max Aarons nga Norwich. Milani në huazimin e radhës pritet të fusë edhe të drejtën e blerjes për Dalot. /abcnews.al