Te Milan konsiderohet si “dështim”, francezi pranë largimit nga “kuqezinjtë”

schedule17:35 - 6 Gusht, 2023

schedule 17:35 - 6 Gusht, 2023

Pavarësisht se te “kuqezinjtë” e Milan nuk arriti dot kurrë të shkëlqejë, “fantazisti” francez, Yacine Adli është i kërkuar nga shumë klube, sidomos nga ato të kampionatit francez, Ligue 1, Lorient e Marseille, por dhe nga Salernitana në Serie A.

Këta të fundit, duket të jenë më të favorizuar, të cilët fillimisht kanë kërkuar thjesht huazimin e francezit, mirëpo së fundmi në skenë ka dal dhe një pistë shkëmbimi mes dy klubeve italiane.

Bëhet fjalë për anësorin e mbrojtjes të Salernitana, Pasquale Mazzochi me mbrojtësin që mund të luajë në të dy krahët shihet si një përforcim i duhur për t’u alternuar me anësorin francez, Theo Hernandez. /i.m /abcnews.al