“Të merrej kredi për pagat tona”, avokati i kontrollorëve: Pse na u shtua stresi, asgjë politike

schedule15:01 - 7 Prill, 2021

schedule 15:01 - 7 Prill, 2021

Pasi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëroi kontrollorët se do të mbanin përgjegjësi para ligjit për bojkotimin e procesit të punës se për pasojë bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit, ka ardhur edhe një reagim nga punonjësit e “AlbControl”.

Avokati i kontrollorëve të ‘Albacontrol’, Rezart Kthupi është shprehur se kjo që po bëjnë nuk është një grevë por një detyrim ligjor. Sipas tij ata janë stresuar pasi për dy punonjës kanë filluar procedurat e shkarkimit nga puna, pasi këta të fundit kishin deklaruar se janë të paaftës psikologjikisht për të punuar.

“Kontrollori e ka detyrim ligjor të deklarojë paaftësinë për të kryer punën. Kontrollorët e trafikut ajror nuk janë në grevë urie por e kishin detyrim ligjor të tregonin se janë në kushtet e paaftësisë për punë për shkak të stresit.” ka thënë ai.

Ministrja Balluku por edhe kryeministri Edi Rama më herët e konsideruan këtë si një lëvizje politike duke hedhur akuza ndaj ish kryeministrit Sali Berisha por edhe ndaj Presidentit Meta si organizatorë të grevës. Por sipas Kthupi kjo nuk është aspak politike. Ai ka shtuar se nuk janë në kushtet e braktisjes së punës, pasi kontrollerët shkojnë në ambientet e saj.

“Shkaku i paaftësisë dy nga kontrollorët që ishin të pa aftë për punë nga puna. U filluar procedurat e shkarkimit nga puna. Ka prodhuar nga pas stresin. Më pas të gjithë kanë dalë unanimisht, reagim solidar. Ulja e pagës është një nga arsyet. Është ndryshimi i procedurat e ushtrimit të funksionit dhe sigurua ajrore. Nuk po braktisim punën ne shkojmë në punë por nuk ushtrojmë funksionin.”

“Braktisja e vendit të punës është mos shkuarja në punë pa arsye. Por kur është në kushtet e pamundësisë psikologjike të njoftojë eprorin. Është i shkruar dhe ka detyrim ligjor.”

“Nuk është çështje politike. Nuk ka interes për ne. Ka dy kërkesa të thjeshta. Gjykojmë se nuk ka hapësirë ligjore për të shkuar në ndjekje penale. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë se nuk është i aftë për punë.”

“Është e vërtetë. Se kontrata e punës është e drejtë. Po të marrin logjikën është në aktin normativ.” tha avokati. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!