Të mbytura në borxhe, Haxhimali zbulon bashkitë më problematike

schedule13:34 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 13:34 - 5 Dhjetor, 2022

Në një bashkëbisedim në studion e ABC Live, eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali ka deklaruar që nga 61 bashki që janë aktualisht, më problematike përsa i përket borxheve të akumuluara janë 5 ose 6 bashki dhe aktualisht borxhi mendohet se ka arritur në 500 milionë.

Në një bisedë në studio me gazetaren Sibora Bitri, Haxhimali përmendi si bashkitë më problematike: Tiranën, Vora, Kavaja, Rrogozhina, Pogradeci, Lezha.

Sipas tij Bashkia e Tiranës ka detyrimet më të mëdha, rreth 1/5 e këtyre detyrimeve, ndërsa bashkitë e tjera të vogla kanë probleme të vazhdueshme sepse nuk sigurojnë të ardhura të mjaftueshme.

‘Qeveria iu dedikoi disa para, përballoi, ato duhet të sigurojnë të ardhura, nga taksa nga bizneset, bashkitë thonë që kanë bërë përpjekjet maksimale, nuk jemi në kushtet e mungesës së dëshirës për të paguar, por janë në kushtet e pamundësisë për të paguar’ tha eksperti i qeverisjes vendore Haxhimali.

Sipas tij, arsyet e këtyre borxheve janë të shumta duke përfshirë dhe pjesën e pandemisë që këto dy vjet i ka dëmtuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!