Të mbijetuarit e Bataclan në mbrojtje të kurdëve: Duhen ndihmuar, u kemi borxh paqen

schedule14:24 - 1 Nëntor, 2019

schedule 14:24 - 1 Nëntor, 2019

Me anë të një letre të publikuar në të përditshmen franceze Lë Parizien, 44 të mbijetuar nga sulmet terroriste në Bataklan, bëjnë apel që bota të ndihmojë kurdët. Ata gjithashtu paralajmërojnë për rrezikun e arratisjes së xhihadistëve nga veriu i Sirisë.

“I detyrohemi luftës së kurdëve për paqen tonë “. Në një tekst të publikuar në të përditshmen franceze Lë Parizien, një grup prej 44 personash të mbijetuar nga atentatet terroriste të 13 nëntorit 2015 në Bataklan, kanë dhënë një apel të fortë mbi rrezikun e arratisjes së xhihadistëve në veri të Sirisë. Ata janë mobilizuar në mbrojtje të kurdëve si pasojë e ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në veri lindje të Sirisë.

Me anë të këtij teksti, të mbijetuarit u kërkojnë në mënyrë të veçantë popujve në botë që të mobilizohen dhe krerëve të shteteve që të veprojnë. Në letër shkruhet ndër të tjera, se si të mbijetuar të terrorizmit, ata e kanë të pamundur të qëndrojnë të heshtur dhe indiferentë përballë atentateve të përhershme që jetojnë këta popuj. Popuj ndaj të cilëve kanë nëj borxh të madh.

“Jemi të indinjuar nga pasiviteti i Francës dhe komunitetit ndërkombëtar, që pas atentateve në Paris, nuk hezitoi gjithsesi të ndërhynte përkrah kurdëve kundër vrasësve tanë”-përfundon letra.  /ABC News Albania 24/7