Një çift nga Ohio, të cilët ishin të dy 100 vjeç, vdiqën vetëm disa orë larg njëri-tjetrit, pas 79 vitesh martesë. Historia e dashurisë së June dhe Hubert Malicote zgjati gati tetë dekada. Djali i tyre 76 vjeçar tha se nëna e tij u sëmur rëndë një ditë pas Ditës së Falënderimeve dhe iu nënshtrua kujdesit shëndetësor.
Hubert e kishte shumë të rëndë ta shihte gruan e tij në gjendje të tillë, i cili më pas u shtrua gjithashtu në të njëjtën qendër kujdesi. Djali tregoi për mediat e huaja se Hubert ndërroi jetë në gjumë disa orë pasi gruaja e tij prej shumë vitesh vdiq me 1 Dhjetor.
/abcnews.al