Të martën kombëtarja e femrave nis grumbullimin e parë për 2022, ja lista kuqezi

schedule10:33 - 3 Shkurt, 2022

schedule 10:33 - 3 Shkurt, 2022

Kombëtarja shqiptare e femrave do të zhvillojë një grumbullim 10-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin nga e marta e 8 shkurtit e do të qëndrojë në qytetin e Ulqinit për 10 ditë, deri më 18 shkurt.

Në kuadër të këtij grumbullimi rutinë, Grima dhe stafi kuqezi kanë ftuar 21 futbolliste, ku ndër to spikasin edhe disa vajza të reja, të cilat kanë mundësinë të tregojnë të gjithë potencialin e tyre, për të qenë më tej edhe pjesë e Kombëtares shqiptare.

21 vajzat e thirrura janë pjesë e kampionatit shqiptar dhe qëllimi i këtij grumbullimi është të evidentohen sa më shumë elementë të rinj.

Ky është grumbullimi i parë për këtë vit për Kombëtaren A të femrave, që do të ketë  edhe më tej grumbullime dhe disa ndeshje zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023” si dhe ndeshje miqësore.

Në 7 prill Shqipëria do të presë Belgjikën në shtëpi, ndërsa më 12 prill do të luajë ndaj Armenisë në transfertë. Më pas, dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja e femrave do t’i luajë ndaj Polonisë më 1 shtator në shtëpi dhe e mbyll këtë fushatë ndaj Norvegjisë më 6 shtator.

/f.a/abcnews.al