Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në një mesazh në Truth Social se autoritetet gjyqësore kanë informuar avokatët e tij se ai po ndiqet penalisht se ka përdorur në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara në fund të mandatit të tij.
“Administrata e korruptuar e Biden-it informoi avokatët e mi se po ndiqesha penalisht”, tha republikani, i cili ëndërron të “rimarrë” Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
Former President Donald Trump responded to the federal indictment on Truth Social.
Here is a fact check of seven of the claims Trump has made about the investigation since the FBI raided his Mar-a-Lago resort and residence in August 2022. https://t.co/dBoDvEZv2A pic.twitter.com/YV36njD7eJ
— CNN (@CNN) June 9, 2023
“Kurrë nuk e kam menduar se diçka e tillë mund t’i ndodhë një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump, duke shtuar: “Unë jam një njeri i pafajshëm!”.
Ai tha gjithashtu se ishte thirrur të dëshmojë para një gjykate federale në Miami të martën.
Ai nuk paraqiti asnjë provë për këtë pretendim, por një burim i agjencisë së lajmeve Reuters konfirmoi informacionin, duke shpjeguar se Trump po përballet me shtatë akuza për posedim të paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara dhe pengim të drejtësisë.
Në një video që ai postoi më vonë në platformë, manjati shpalli “pafajësinë” e tij.
Në gusht 2022, policia federale sekuestroi rreth 13,000 dokumente në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago (Palm Beach, Florida). Rreth 100 u klasifikuan, megjithëse avokati i tij e kishte siguruar se të gjitha sekretet tashmë ishin kthyer.
/abcnews.al