“Të lutem mos e hap derën”, thirrjet rrëqethëse nga afganët: Po presim radhën nga talebanët

schedule21:19 - 16 Gusht, 2021

schedule 21:19 - 16 Gusht, 2021

Pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, një grua duke folur për “BBC” e përshkroi Kabulin si të heshtur. “Talibanët po sundojnë qytetin dhe të gjithë janë në shtëpi” tha ajo.

Kisha shumë plane për të ardhmen time, por tani nuk mund të shkoj në punë apo universitet” shtoi ajo. “Unë nuk e di se si është e ardhmja jonë. Kjo më ka bërë të humbas shpresën.

Unë dua të transferoj semestrin tim jashtë Afganistanit për të vazhduar jetën time normalisht. Unë thjesht po kërkoj një mënyrë për të dalë nga Afganistani sepse nuk ka shpresë për gratë dhe të ardhmen” tha ajo.

Një banor tjetër tha se ishin të tmerruar të dilnin në rrugë. “Ne jemi emocionalisht, psikologjikisht në një gjendje shumë të keqe. Ne jemi të pashpresë, është si një numërim mbrapsht – duke pritur që të vijë radha jonë, të kapemi prej tyre” tha ai, referuar talebanëve.

Të gjithë këtu po përpiqen të ikin për t’i shpëtuar ekzekutimit” theksoi ai.

“BBC” solli edhe një tjetër histori të një gruaje afgane që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e cila foli me mbesën e saj, e cila jeton në Kabul dhe iu lut që ajo të qëndrojë brenda. “Qëndro brenda, mos lëviz dhe mos e hap derën“.

Mbesa i kërkoi tezes së saj që të mos ishte në panik. “Ju lutem mos u shqetësoni, le të shohim se çfarë do të ndodhë” tha ajo. “Talibanët janë në Kabul, ata kanë kontrollin” tha ajo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!