Në këto temperatura përvëluese vere, të burgosurit e Tetovës kanë tashmë një hapësirë ku mund të freskohen. Pas investimeve për rinovimin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit dhe krijimin e një hapësire për lexim, nga sot, të burgosurit do të kenë edhe një pishinë.
Siç raportojnë mediat në vend, është hera e parë që në një burg të vendit vendoset pishinë.
Drejtori i burgut Qefali Havziu njoftoi nëpërmjet një postimi në Facebook se vendosja e pishinës është një nga masat për përkujdesje ndaj të burgosurve, si për shëndetin e tyre po ashtu edhe për kushtet tjera brenda burgut. /abcnews.al/