Të lumtur që luajmë në Tiranë/ Nga Beogradi vijnë reagime pozitive për shortin, trajneri Stojkovic: Stadiumi në Shqipëri, shumë i bukur

schedule17:56 - 14 Dhjetor, 2024

schedule 17:56 - 14 Dhjetor, 2024

Është e vështirë të ndash futbollin nga politika apo çështjet etnike, por ata që i përkasin sportit përpiqen ta bëjnë.

Në këtë frymë ishte edhe reagimi i drejtuesve të kombëtares serbe pas shortit të Kupës së Botës.

Serbia do të ketë dy përballje me Shqipërinë, dhe trajneri i saj, Dragan Stojkoviç, thekson forcën e rivalit dhe shpreh një shpresë.

“Një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar kohët e fundit përparim në lojë dhe do të jenë një kundërshtar i vështirë. Gëzohem që do të luajmë në Tiranë, në një stadium shumë të bukur ku u luajt finalja e Ligës së Konferencës. Jam i ndërgjegjshëm që kjo ndeshje për publikun është interesante edhe për arsye të tjera. Sa na takon, ne nuk duhet të mendojmë asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Për ne kjo duhet të jetë thjesht një histori sportive, sfidë e madhe dhe mundësi për dy paraqitje cilësore futbolli”.

Drejtori i Kombëtares serbe, ish-portieri i njohur Stojan Stevanoviç, gjithashtu ka vlerësim për kuqezinjtë dhe mbetet me shpresë.

“Unë shpresoj që gjithçka do të mbetet në kornizën sportive. Shqipëria ka skuadër të mirë. Ka shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit, siç edhe e pamë në Kampionatin e kaluar Europian në Gjermani. Është gjithashtu një kundërshtar i fortë, dhe dihet se duhet luajtur fort ndaj të gjithëve. Duhet dhënë 100 për qind në çdo ndeshje që të marrim rezultat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!