Të luftosh COVID dhe të ndihmosh pasi rikuperohesh

schedule14:28 - 12 Maj, 2020

schedule 14:28 - 12 Maj, 2020

20-vjeçari Leo Canty doli pozitiv me COVID19 në fund të marsit, pasi u kthye në shtëpi nga kolegji në Nju Jork.

“Pjesa më e frikshme ishte mendimi se mund të kisha lënduar dikë tjetër. Shpresoja se njerëzit me të cilët kisha qenë në kontakt, më konkretisht në familjen time, ishin të gjithë në rregull”.

Leo jeton me prindërit dhe motrën dhe dy vëllezërit e tij në Uashington. Ai u izolua në dhomën e tij, por nëna e tij – një infermiere – gjithashtu u infektua me koronavirus në prill.

“Të gjithë u izoluam në shtëpi për dy javë. Ishin rreth katër javë, për të gjithë ne brenda shtëpisë, gjatë gjithë kohës, në karantina të ndryshme”.

Michelle është e sigurtë se nuk u infektua nga i biri.

Pasi Leo u rikuperua dhe testoi negativ në mes të prillit, ai dhuroi plazmën e tij, të cilën studiuesit shpresojnë ta përdorin për të parandaluar dhe trajtuar infeksione me COVID -19.

“Më dukej egoiste të mos e bëja. Nëse ke mundësi të ndihmosh dikë, është diçka që duhet të bësh”, thotë Leo.

Antitrupat e marrë nga të rikuperuarit me COVID-19 janë një terapi e mundshme kur transferohen te pacientët që luftojnë këtë sëmundje thotë Dr. Arturo Casadevall në Universitetin Johns Hopkins.

“Në çdo epidemi në të kaluarën që nga viti 1900, në 1918, në epideminë e SARS, të Ebolës, mjekët shpesh arrijnë të përdorin plazma sepse është diçka që është në dispozicion pasi të keni mbijetuar.”

Sipas mjekut Casadevall, më shumë se 7,200 njerëz janë trajtuar me plazma në Sh.B.A që nga 1 marsi. Dhe numri vazhdon të rritet, duke i dhënë studiuesve një grup gjithnjë e më të madh për të studiuar efektivitetin e terapisë.

Për familjen Canty, ata janë të lumtur që ishin në gjendje të ndihmonin me plazmën e tyre.

“Ndihem tepër me fat që, ne të dy u shëruam dhe askush tjetër në familje nuk është sëmurë”, thotë zonja Cochran.

Cochran thotë se ajo dëshiron të zbulojë nëse dikush tjetër në familjen e saj ka antitrupa në mënyrë që edhe ata të mund të dhurojnë plazmën e tyre për studimin.VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!