Të lindur pas viteve 2000, kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë

schedule11:17 - 4 Nëntor, 2020

schedule 11:17 - 4 Nëntor, 2020

Gjatë sezoneve të fundit, kur edhe çmimet e lojtarëve kanë arritur kulmin, klubet e mëdha janë përqendruar në rritjen e talenteve brenda skuadrave të tyre. Në shumicën e rasteve kjo strategji ka rezultuar fituese, pasi janë zbuluar talente, që premtojnë të dominojnë të dekadën e ardhshme në futbollin evropian.

CIES Football Observatory së fundmi ka bërë një renditje të futbollistëve të lindur pas vitit 2000 më të shtrenjtë të globit. Ajo që bie në sy është fakti se në krye të listës është një mbrojtës krahu. Alphonso Davies me 180.4 milionë euro është i riu më i shtrenjtë në botë. Më poshtë lista e pesë lojtarëve më të shtrenjtë, të lindur pas vitit 2000: 

 

1)Alphonso Davies – Vlera 180.4 milionë euro. Një nga pikat më të forta të Bayern Munich në fitimin e tripletës. Padyshim më i miri në glob në krahun e majtë.

 

2) Jadon Sancho – Vlera 125.6 milionë euro. Në fakt pritej të ishte ai në krye, por shpërthimi i Davies e uli nga froni.

 

3) Ansu Fati – Vlera 122.7 milionë. Para pak ditësh mbushi 18 vjeç, por është makthi i çdo skuadre në të gjithë Europën. Pasardhësi i Leo Messit.

 

4)  Erling Haaland – Vlera 120.3 milionë euro. Edhe ky një zbulim i sezonit të shkuar. I ka ngjitur shkallët e karrierës dhe ka thyer rekorde të vështira për tu arritur. Thesar për Dortmundin.

 

5) Mason Greeenwood – Vlera 115.3 milionë euro. Djaloshi i Artë i Manchester United. Në “Old Trafford” presin shumë prej tij, por duhet të rregullojë sjelljen jashtë fushe. Para pak javësh ishte në qendër të vëmendjes.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!