Të lexosh fatin përmes letrave Tarot, Bora Jones tregon si depërton tek të dhënat e njerëzve

schedule11:13 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:13 - 2 Korrik, 2020

Bora Jones ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në Abc News, ku rrëfeu se si arriti të bëhej një parashikuese fati, teksa tha se kishte nisur t’i studionte vetë letrat tarot.

Që në momentin e parë që pashë letrat ndjeva një lloj energjie, më pas bleva letrat dhe fillova të studioj vetë. Letrat kanë një kuptim të përgjithshëm që mund ta mësojë çdokush, ka libra plot që shpjegojnë domethënien, pastaj në momentin që bën parashikimin aty duhet edhe intuita e personit. Ka raste që gjatë parashikimeve të shikoj një histori të tërë vetë nga letrat.“, tha Jones.

Ajo gjithashtu tregoi dhe procesin që duhet të ndjekë për të bërë të mundur leximin e fatit. Sipas saj, edhe pse ka një numër të lartë të meshkujve që kërkojnë të dinë më shumë rreth së ardhmes, femrat janë ata përbëjnë kërkesat më të larta me 60 përqind.

“Shumë njerëz që bëjnë leximin është më shumë sesa thjesht parashikimi i të ardhmes, është një sistem filozofik për t’u futur në brendësinë tonë, na japin një imazh më të përgjithshëm të jetës nga larg. Është shumë më e thjeshtë të bësh një parashikim kur dikush i merr dhe prek letrat, i përzien dhe i zgjedh ato.

Kur janë larg më duhet të bëj një proces meditimi si fillim. Fokusohem tek energjia e personit duke u bazuar tek të dhënat e tyre, ditëlindja e saktë është individuale për secilin, dhe pastaj filloj përzierjen e letrave, dhe këto letra që dalin marr parasysh. “, theksoi Bora Jones. /abcnews.al