Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën ua dorëzoi vetë personalisht programin e tij disa qytetarëve që takoi tek zona e Medresesë.
“Ne duam vota të arsyeshme dhe jo vota pasioni“, tha Bejko.
Disa tregtarë në këtë zonë i treguan Bejkos se e kanë të vështirë të bëjnë biznes dhe thanë se politika duhet të ndryshojë qasje.
Më parë, kandidati demokrat, ka prezantuar programin e tij, në tryeza me ekspertë./abcnews.al