Të krishterët në Lezhë kanë nisur kremtimet e vitit jubilar të shpresës, i shpallur nga Papa Françesku sipas traditës biblike.
Rrugëtimi i parë i këtij angazhimi fetar nisi në katedralen e vjetër të Shënkollit, sot memorial i Gjergj Kastriotit, në një ritual ku u bashkuan edhe dhjetëra qytetarë duke përshkruar qytetin.
Duke iu referuar këtij momenti, arqipeshkvi i dioqezës së Lezhës, Otavio Vittale tha se në këtë situatë të vështirë që po kalon e gjithë bota, lutjet tona të jenë shtegtarë të shpresës.
Për këtë ditë të veçantë për besimtarët e krishterë në Lezhë është mbajtur edhe një koncert që u ndjek nga shumë qytetarë duke ngjitur në skenën e vendosur para memorialit të Skënderbeut, artistë lezhjanë që interpretuan pjesë kishtare. Jubileu është një ngjarje historike që zhvillohet çdo 25 vjet dhe sipas traditës biblike është një vit i veçantë i faljes së mëkateve dhe faljes universal në të gjithë botën./abcnews.al