Të katërtit në botë, peshëngritësit shqiptarë rrëfejnë eksperiencën në kampionatin botëror

schedule08:46 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 08:46 - 13 Dhjetor, 2021

Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku folën për eksperiencën e tyre në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Uzbekistan. Veli u rendit e katërta në botë në stilin e shkëputjes në garën deri në 55 kilogram për femra.

Ajo nuk ia doli të realizonte me sukses provën e tretë me 91 kilogramë për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar. Gjatë intervistës ajo u shpreh se pavarësisht kësaj, është e kënaqur me rezultatin. Ndërsa Qerimaj u shpreh i lumtur pasi arriti të zinte vendin e katërt në botë në peshëngritje.

“Në garë kemi bërë më shumë se në stërvitje por unë jam e dëmtuar në këmbë. Nuk kishim ndërmend as të merrnin pjesë në garë, ishte një vendim i marrë javën e fundit. Thamë ose do të shkojmë në garë dhe të bëjmë çmos ose nuk do të shkojmë fare. Jam shumë e kënaqur me rezultatin, dëmtimet ndodhin.”, tha Veli.

Sakaq, ajo foli dhe për mosmarrëveshjen me federatën përpara se të merrte pjesë në kampionatin evropian. “Më ka vajtur por dëshira ime ka qenë të jem me Shqipërinë. Si një shtet i vogël dhe nuk kemi mbështetjen që duhet të kemi ne. Ishte një moment që e kisha kërkuar të ikja, isha e sigurt se do të merrja medalje në evropian. Shikova që po i ikte Shqipërisë një medalje.”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!