“Të kam parë të rritesh, ti do të jesh gjithmonë një frymëzim”, Pele ka një mesazh prekës për Neymar

schedule10:54 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 10:54 - 10 Dhjetor, 2022

Brazili nuk mundi të kualifikohej për në gjysmëfinale ndaj Kroacisë dhe Neymar me shokë shpërthyen në lot pas sfidës.

Legjenda e Brazilit dhe futbollit botëror, Pele, ka dërguar një mesazh për Neymar në rrjetet e tij sociale.

“Të kam parë të rritesh, të ndiqja çdo ditë dhe më në fund mund të të përgëzoj për barazimin e numrit të golave të mi me Brazilin. Fatkeqësisht, dita nuk është më e lumtura për ne, por ti do të jesh gjithmonë një frymëzim.

Rekordi im është vendosur gati 50 vjet më parë dhe askush nuk ka mundur t’i afriohet deri tani. E bërë djalë! Ju e dini, si unë, se asnjë shifër nuk është më e madhe se gëzimi për të përfaqësuar vendin tonë. Unë jam 82 vjeç dhe, pas gjithë kësaj kohe, shpresoj t’ju kem frymëzuar në një farë mënyre për të arritur këtu.

Gjithashtu, shpresoj që suksesi juaj të përhapet te miliona njerëz që ju ndjekin për të sfiduar atë që duket e pamundur. Trashëgimia juaj nuk ka mbaruar. Vazhdoni të na frymëzoni”, është shprehur Pele për Neymar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!