“Të ka dalë hunda”, ai i zgjat dhuratën e ditëlindjes, Merkel i kthehet Borissov për maskën

schedule18:13 - 17 Korrik, 2020

schedule 18:13 - 17 Korrik, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka tërhequr vëmendjen kryeministrit bullgar Boyko Borissov për vendosjen e maskës në mënyrë të gabuar.

Në mbledhjen e 27 vendeve të BE ditën e sotme në Bruksel ata janë shkëmbyer me njëri-tjetrin, kur Merkel i ka treguar gishtin kryeministrit bullgar që të fusë hundën brenda maskës.

Kjo ndodhi pikërisht kur Borissov po i jepte dhuratën e ditëlindjes, duke qenë se kancelaria feston sot 66-vjetorin e lindjes.

Fotoja e tyre bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme, duke marrë vëmendjen të gjithëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!