Të gjithë yjet e Juventusit janë rikthyer në Torino këtë javë dhe kanë filluar karantinimin e tyre 2 javor. Të gjithë përveç dy futbollistëve, që ende nuk janë rikthyer në Itali. Bëhet fjalë për Higuain dhe Rabiot, që janë në Argjentinë dhe Francë.
Gjithsesi, Higuain pritet të rikthehet këtë javë, pasi qëndroi disa ditë më shumë në krah të nënës së tij të sëmurë. Ndryshe nga bomberi argjentinas, rikthimi i Rabiot mbetet ende i paqartë. Mesfushori francez, nuk ka luajtur aq sa dëshiron te Juventusi, që pas transferimit të tij si futbollist i lirë nga PSG.
Largimi i tij nga kampionët e Italisë duket i paevitueshëm, por qëndrimi që po mban kundrejt Juventusit, është padiskutim aspak profesionist. Në Torino ende e presin, ndërsa aktualisht, Rabiot ndodhet në Francë dhe nuk ka komunikuar me drejtuesit e klubit./abcnews.al