Të izoluar në shtëpi, pandemia rriti numrin e duhanpirësve në Itali

schedule16:39 - 31 Maj, 2021

schedule 16:39 - 31 Maj, 2021

Pandemia ka përkeqësuar stilin e jetës së italianëve. Të dhënave për zakonet e këqija të ngrënies u shtohen ato për duhanpirësit.

Sipas statistikave, që pas bllokimit në prill 2020 ka pasur një rritje graduale të duhanpirësve deri në pragun prej 26.2%. Rezultojnë mbi një milion më shumë duhanpirës se vitin e kaluar.

Të dhënat e reja janë publikuar nga një studim ISS i kryer në bashkëpunim me Institutin Farmakologjik Mario Negri dhe të paraqitura me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan.

Studimi zbulon se 4.7% e atyre që nuk kishin pirë kurrë cigare tradicionale, në prill 2020 gjatë bllokimit të parë të fortë u bënë duhanpirës. Shifra e konsumatorëve të rinj është gjithashtu shqetësuese: një në tre midis 14 dhe 17 tashmë ka pasur kontakt me tymin e duhanit dhe pothuajse 42% me cigare elektronike.

“Në kushtet e kufizimeve të lirive dhe stresit që rezultojnë nga pandemia, duhanpirësit u rritën me mbi një milion,” nënvizon Prof Silvio Garattini, presidenti i nderit i Institutit Mario Negri të Kërkimit Farmakologjik.

Në maj 2021, ka rreth 11.3 milion duhanpirës nga të cilët 25.7% janë meshkuj (5.5 milion) dhe 26.7% janë femra (5.8 milion). g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!