“Të isha una tashmë do të ishte shkarkuar”, ish-Presidenti i Inter: Inzaghi duhet të triumfojë në Evropë

schedule14:36 - 19 Prill, 2023

schedule 14:36 - 19 Prill, 2023

Me 5 ndeshje radhazi pa fitore në Serie A padyshim që e ardhmja e teknikut Simone Inzaghi në krye të pankinën “zikaltër” varet në “fije të perit” ose më konkretisht varet nga kualifikimi ose jo për në gjysmë-finalen e UEFA Champions League mbrëmjen e sotme.

Për ecurinë e Inter këtë sezon në kampionat e Champions, por edhe për të ardhmen e Inzaghi në stolin e “gjarpërinjve” të Milanos ka folur në një intervistë dhe ish-Presidenti që shkroi historinë me “zikaltërit”, Massimo Moratti, i cili nuk u tregua aspak “miqësor” me teknikun italian, teksa tha se nëse do të ishte në krye të Inter tashmë ai do të ishte i sharkuar.

“Nëse do të isha unë president, është e sigurt se nuk do ta kisha konfirmuar Inzaghin pas këtij cikli humbjesh, sepse unë zakonisht i largoja pas 3-4 humbjeve. Kështu që po, do ta kisha shkarkuar dhe ndoshta do të bëja gabim”,- u shpreh ish-Presidenti.

Më pas Moratti foli dhe për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, ku në “Giuseppe Meazza”, Inter pret “shqiponjat” e Benfica, në “aktin e dytë” të çerek-finales së UEFA Champions League, me ndeshjen e parë të fituar me rezultatin e pastër 0 me 2 nga “zikaltërit”.

“Tani për tani të gjithë jemi duke pritur për Inter-Benfica. Kjo ndeshje është dhe duhet të trajtohet si më e rëndësishmja jo vetëm e momentit, por edhe e gjithë sezonit. Në kampionat Interi po kalon një periudhë të keqe, kështu që duhet me patjetër të tregojë dhe të mbajë qëndrimin e deritanishëm në Europë”,- u shpreh Moratti për çerek-finalen.

Më tej gjatë intervistës Presidenti i “tripletës” foli dhe për “derbin e Madoninës” që i pret në gjysmë-finalen e Champions, por gjithashtu krahasoi dhe qëndrimin e tifozëve ndaj klubit në kohën kur drejtonte ai dhe tashmë në epokën e Zhang.

“Unë më i kritikuar se Zhang? Sigurisht, sepse ka të bëjë me nivelin e pritshmërive. Nëse tifozët të shohin që e nis me një si Ronaldo dhe me dëshirën për të pushtuar botën, patjetër që nuk të falin më asgjë më pas. Pastaj nëse e nis modest si sot (qesh)… gjithçka shkon paralelisht me situatën. A do ta preferoja derbin me Milanin në gjysmëfinale? Do të ishte emocionuese, kjo është gjithçka që po them në këtë moment për këtë”,- përfundoi Moratti. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!