Të infektuarit me Omicron kanë 70% më pak gjasa të shtrohen në spital

schedule14:33 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 14:33 - 24 Dhjetor, 2021

Personat e infektuar me  variantin Omicron kanë 70 për qind më pak gjasa për t’u shtruar në spital sesa personat e infektuar me variantin Delta, sipas një raporti në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet janë në përputhje me studimet e tjera të publikuara të mërkurën nga Imperial College London dhe Universiteti i Edinburgut, shkruan euronews

Studimi i UKHSA (Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar),  megjithatë gjeti prova se mbrojtja kundër Omicron zbehet pas dozës së dytë të vaksinës. Dhe ndërsa mbrojtja  rritet pas një doze përforcuese, të dhënat më të fundit sugjerojnë se kjo mbrojtje zvogëlohet më pas më shpejt, rreth 15 deri në 25 për qind më e ulët pas 10 javësh.

Të dhënat e fundit janë “premtuese” sipas sekretarit të shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid. “Kjo është analizë e fazës së hershme dhe ne po vazhdojmë të monitorojmë të dhënat orë pas ore,” shtoi ai.

“Është ende shumë herët për të përcaktuar hapat e ardhshëm, kështu që ju lutemi qëndroni të kujdesshëm këtë Krishtlindje dhe merrni dozat përforcuese sa më shpejt të jetë e mundur për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj.”

Rezultatet e UKHSA u publikuan pasi Mbretërinë e Bashkuar raportoi një rekord të ri të rasteve ditore , me 119,789 raste në 24 orë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!