Gjatë 2024-ës shifrat e vizitorëve në Muzeun e Traditës ishin më të kënaqshme se vitet e tjera.
Turistët e vegjël duket se janë më kureshtarët për të parë se çfarë fshihet brenda muzeut buzë detit, ndersa të rriturit, janë informuar paraprakisht dhe duan të dinë më shumë për mënyrën e jeteses së të parëve në Sarandë.
“Nese mund te flasim me % mund te themi qe nga 70% qe ishim ne 2023, kemi arritur ne 75% qe kane vizituar kete muze por je vetem sepse Saranda perbehet nga 3 muze qe funksionojne ne menyre te nje trajtshme per te 3 muzete.
Jane grupet qe vijne te organizuara nga shtetet te ndryshme, vizitore nje ose disa ditore. Grup moshat jane nga me te larmishmet sepse brenda nje grupi qe vjen ta vizitoje qytetin ka femije, ka moshen e trete. Interesi me i madh eshte nga femijet sepse shohin dicka te vjeter qe nuk e kane pare as ne shtetin e tyre as ne perditshmerine e tyre. Grup mosha e vjeter eshte e interesuar per menyren e jeteses sesi ka evoluar, vegla te ndryshme qe jane perdorur ne krahina te ndryshme, jane te interesuar per te pare perdorimin e tyre. “
Befasia e vitit të shkuar për Muzeun e Traditës ishin turistët indian, ndërsa muzeu deri në fund të shkurtit pret nxënësit e shkollave të ndryshme, për tu përgatitur më pas për sezonin turistik.
“Nacionaliteti qe ka bere diferencen ne kete vit ishin pjesa e Indise, ishin njerez qe vinin nga India e larget dhe cuditeshin qe nje qytet kaq i vogel te kete muze.
Pjesa e janarit dhe e shkurtit eshte ajo pjesa e gjumit letargjik, nuk ka kaq shume vizitore, por na vizitojne shkollat e Sarandes dhe perreth, bejme altivitete sidomos kur jane ne oret e hapura te historise ose letersise”.
Muzeu i Traditës është pjesë e grupit muzeal të Sarandës, që shpalos vlerat, kulturën dhe historinë e bashkive jugore./abcnews.al

