“Të hiqet ligji i luftës”/ PDIU deklaratë kuvendit: Duhet zgjidhje, është absurd

schedule10:15 - 4 Korrik, 2024

schedule 10:15 - 4 Korrik, 2024

Grupi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me në krye Shpëtim Idrizin i janë drejtuar me një projekt/deklaratë zyrtarisht parlamentit dhe qeverisë për të biseduar me shtetin grek, që më në fund pas 84 vitesh, të aborgohet ligji i luftës që vijon të ekzistojë mes dy vendeve tona, pavarësisht marrëdhënieve të mira fqinjësore që ekzistojnë.

“Ligj që në mënyrë absurd vijon të ekzistojë”.

Kjo deklaratë sqaroi Idrizi kërkon të përfshirë parlamentin shqiptar, për ti gjetur rrugët e zgjidhjes, edhe përmes ngritjes së një grupi të posaçëm.

Ftesë të posaçme, kreu i PDIU-së, i drejtoi deputetëve të parlamentit grek.

Deklarativisht është kërkuar disa herë aborgimi i ligji të luftës që ekziston mes dy vendeve tona. Edhe kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët në Athinë e cilësoi si një absurd që nuk duhet të ekzistojë më.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!