Ambasada e Izraelit në Selintë e Shenjtë i është përgjigjur Papa Françeskut, i cili deklaroi se duhet të hetohet nëse apo që po ndodh në Rripin e Gazës është gjenocid. një gjenocidi.
“Sipas disa ekspertëve, ajo që po ndodh në Gaza ka karakteristikat e një gjenocidi. Duhet të hetohet me kujdes për të përcaktuar nëse përshtatet me përkufizimin teknik të formuluar nga juristët dhe organet ndërkombëtare”, u shpreh Papa.
Ndërkohë, ambasada izraelite thotë se gjenocidi i vërtetë ka ndodhur më 7 Tetor 2023.
“Më 7 tetor 2023, ndodhi një masakër gjenocidale e qytetarëve izraelitë dhe që atëherë Izraeli ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje kundër përpjekjeve nga shtatë fronte të ndryshme për të vrarë qytetarët e tij do të thotë izolim i shtetit hebre”, ka shkruar ambasada izraelite në Selinë e Shenjtë në rrjetin social X./abcnews.al