Të hënën nis shpërndarja e shpërblimeve të fundit të vitit për pensionistët. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado. Pensionistët mund ta tërheqin pagesën pranë sporteleve të postës sipas një grafiku të përcaktuar.
Deri në orën 14:00 në këto sportele do të bëhet pagesa e pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date.
Pensionistët në fshat shpërblimin do të mund ta tërheqin duke filluar nga data 18 Dhjetor. Ndërsa të moshuarve që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit do t’iu transferohet edhe masa e shpërblimit. Pagesa e shpërblimit për pensionistët do të jetë 5.000 lekë të reja./abcnews.al