Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të hënën mblidhet Kuvendi, pritet t’i hapet rrugë punës së komisioneve parlamentare

schedule09:09 - 29 Shtator, 2025

schedule 09:09 - 29 Shtator, 2025

Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare në orën 13:00.

Gjatë kësaj seancë pritet të miratohet procesverbali i seancës plenare të kaluar të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve parlamentare.

Kuvendi miratoi seancën e 24 shtatorit me 94 vota pro 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!