Të hënën hapet Rruga e Arbrit, Balluku porosit shoferët: Kur të bjerë dëborë do ta mbyllim

schedule16:24 - 27 Nëntor, 2021

schedule 16:24 - 27 Nëntor, 2021

Me 29 Nëntor, pra ditën e hënë do të hapet Rruga e Arbrit. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në terren për të parë nga afër aksin pak orë përpara se të hapet për qarkullim.

Ministrja u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të makinave që të bëjë kujdes gjatë qarkullimit, pasi rruga ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu.

Lexo edhe: FOTO/ Ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit që do të hapet të hënën

Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës.

Në rastet kur do të ketë reshje dëbore do të detyrohemi që të mbyllim pjesën e “bypass”-it, pasi është një rrugë provizore e ndërtuar deri në momentin që do të mbarojë tuneli i Murrizit.

Me ARRSH nga kërkimet që kemi bërë nuk na rezulton më shumë se 5 ditë (në vit) me dëborë në tre vitet e fundit në malësinë e Tiranës në krahun që është bërë “bypass”.

Kur të ketë reshje, “bypass” do të mbyllet dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur” tha ministrja.

Rruga e Arbrit ka 6 tunele, 5 nga të cilët janë përfunduar dhe njëri është ende në proces./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!