Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të harruarit” flasin me gola/ Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti më të mirët shqiptarë këtë vit

schedule12:55 - 14 Dhjetor, 2025

schedule 12:55 - 14 Dhjetor, 2025

Nuk dihet se çfarë do të sjellë marsi.

Kombëtarja shqiptare aktualisht nuk ka në radhët e veta dy lojtarët më në formë, diçka që godet jo pak, pavarësisht se kuqezinjtë e arritën objektivin e madh, kualifikimin në plej ofin e Kupës së Botës.

Këta janë Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti.

I pari po tregohet i pabesueshëm në Superligën turke në paka më shumë se dy javë e gjysmë.

Ka shënuar pesë herë në tri ndeshje, ka krijuar një gol tjetër dhe ka qenë faktori kryesor që Trabzonspori ka marrë 9 pikë të plota në këtë periudhë në kampionat.

Gjithsesi, në kombëtare ka luajtur për herë të fundit në ndeshjen eliminatore të Botërorit në Letoni, barazuar 1-1, dhe atëherë vetëm 30 minuta.

Në gjashtë ndeshje radhazi nuk është thirrur fare, ndërsa në tri ndeshje përpara Letonisë ishte lënë gjatë gjithë kohës në stol.

Anis Mehmeti është një tjetër margaritar shqiptar I këtij sezoni.

Ylli I Bristol Sitit në kategorinë e dytë të Anglisë, ka qenë padyshim më i miri i skuadrës, dhe njëri nga më të mirët në Championship.

Me 6 gola e 6 asistë, ai është ndër të parët në të dyja renditjet në ligë, ndërsa ka qenë qind për qind titullar, dhe ka luajtur 98 për qind të kohës.

Sidoqoftë, pozitat e tij janë më të këqija se të Muçit pasi ka dy vjet e gjysmë që nuk llogaritet fare.

Edhe diçka që nuk është pa vlerë.

Muçi dhe Mehmeti janë dy ndër lojtarët kuqezinj me vlerën më të madhe të kartonit, përkatësisht 9 e 10 milionë euro, dhe konkurrohen vetëm nga të tillë si Broja, Asllani apo Daku./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!