Të gjithë të çmendur pas Ancelottit, kapiteni i Everton i zbulon sekretet

schedule18:40 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 18:40 - 27 Dhjetor, 2019

Ulja e Carlo Ancelotti në stol dhe debutimi me fitore kundër Burnley, i ka emocionuar jashtë mase tifozët e Everton. Atmosfera në klub ka ndryshuar për mirë, por jo vetëm. Edhe lojtarët ndihen të lumtur me italianin, i cili arrin t’i bëjë të gjithë për vete me qetësinë, humorin dhe mirësinë që e karakterizon.

Kapiteni i ekipit, Seaus Coleman konfirmon se ardhja e Ancelottit ka ndryshuar gjithçka për mirë. 60-vjeçari kreu disa modifikime, ndryshoi skemën nga 4-4-2 në 3-4-1-2, dhe një gjë e tillë dha efekt pozitiv.

Seasus Coleman

Ancelotti është një person të cilin e dëgjon me vëmendje. Kur futet në një dhomë, ka aftësinë për të bërë të ndjehesh mirë. Unë dëgjoj dhe mësoj nga çdo trajner, por duhet të jemi krenar që udhëhiqemi nga Ancelotti në pankinë. Trofetë që ka fituar flasin vetë, po flasim për një person që ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në karrierë. Duhet të mësojmë shumë nga ai”.

NDRYSHIMI – “Carlo bëri disa modifikime në skuadër përpara ndeshjes ndaj Burnley. Më pëlqeu roli i ri si mbrojtës i djathtë në mbrojtjen me tre. E kishim provuar gjatë javës dhe u ndjeva i lumtur dhe u zbavita në këtë pozicion“, përfundon kapiteni i klubit nga Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!